
Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike Chris LaCivita kërkoi votën për kryedemokratin Sali Berisha, për ti dhënë Shqipërisë një mundësi.
Në çeljen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ai deklaroi se socialistët duan të fusin në burg të gjithë opozitën, sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit krim dhe drogë.
Në vitin 2024, në Shtetet e Bashkuara, socialistët u përpoqën të fusnin në burg Donald Trump. Donald Trump nuk u dorëzua. Ata dështuan.
Në vitin 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të fusin në burg gjithë opozitën e tyre. Edhe këtu do të dështojnë. Pse?
Sepse nuk mund të mbrojnë dot bilancin e 12 viteve të fundit: 12 vite krim, 12 vite drogë.
Më shumë se 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi dhe 12 vite dështim ekonomik.
Pse të votoni për partinë që i krijoi të gjitha këto probleme? Votoni për Dr. Berishën.
Jepini vendit tuaj mundësinë. Dhe jepini njerëzve shpresë. Faleminderit. Zoti ju bekoftë!



