Klevis Balliu, shef organizimi në PD tha në studion e Zonë e Lirë në MCN Tv se nongrata e Berishës do të hiqet dhe se kanë filluar ndryshimet. Balliu tha se Partia Republikane e Donald Trump ka firmosur një rezolutë ku thotë se Sali Berisha sulmohet politikisht nga e majta.
Kanë filluar ndryshimet edhe për çështjen e non gratës se Partia Republikane e Donald Trump ka firmosur një rezolutë ku thotë se Sali Berisha sulmohet politikisht nga e majta.
E kemi fituar të drejtën të themi fjala na del. Kur thamë do marrim vulën, e morën, kur thamë do marrim selinë e morëm.
Kur themi do të hiqet non grata do të hiqet. Na lind e drejta, duhet të na besoni. Çdo fjala jonë ka dalë.
Nga ana tjetër, avokati Marsid Gupi tha se deklaratat për heqjen e non gratës nuk kanë asnjë fakt konkret që ta legjitimojë këtë dëshirë të PD-së.
Është e mbështetur tek dëshirat. Deri tani nuk ka asnjë fakt konkret që ta legjitimojë këtë dëshirë.



