Turqia: Askush nuk na detyron dot të zgjedhim mes Rusisë dhe Ukrainës

Turqia: Askush nuk na detyron dot të zgjedhim mes Rusisë dhe Ukrainës

Turqinë nuk mund ta detyrojnë të zgjedhë midis Rusisë dhe Ukrainës. Shefi i departamentit të komunikimit në administratën shtetërore turke, Fahrettin Altun, thotë se negociatat e zhvilluara në Stamboll mbeten bazë për një marrëveshje të mundshme dhe se vetë Turqinë nuk mund ta orientojë askush drejt njërës apo tjetrës palë të përfshirë në konflikt.

"Turqia mbetet një faktor i rëndësishëm i stabilizimit në rajonin e Detit të Zi dhe bisedimet e Stambollit janë një bazë e rëndësishme mbi të cilën palët në konflikt mund të arrijnë një marrëveshje për një armëpushim dhe paqe në Ukrainë", tha Altun, i cituar nga agjencia e lajmeve Anatolia.

Altun kujtoi se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka komunikuar në mënyrë të përsëritur me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe se ministrat e Jashtëm të Federatës Ruse dhe Ukrainës, të organizuar nga Turqia, fillimisht në Antalia e më pas edhe në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy