Ekzekutimi i presidentit të Haitit, policia: U vra nga një grup ushtarësh në pension

Ekzekutimi i presidentit të Haitit, policia: U vra nga një grup ushtarësh në pension

Një skuadër e përbërë nga ushtarë kolumbianë në pension vranë presidentin e Haitit Jovenel Moïse në fillim të kësaj jave, tha policia.

Grupi përfshinte 26 kolumbianë dhe dy amerikanë me origjinë nga Haiti, tha për mediat shefi i policisë Léon Charles.

Tetë nga të dyshuarit janë ende në arrati, ndërsa 17, duke përfshirë dy amerikanët, janë arrestuar.

Të dyshuarit e tjerë u qëlluan për vdekje gjatë luftimeve me armë me policinë në kryeqytetin, Port-au-Prince.

Në orët e para të së mërkurës, një grup personash të armatosur hynë në shtëpinë e presidentit dhe qëlluan atë dhe gruan e tij. 

Moïse u gjet i shtrirë me shpinë me 12 plagë plumbi dhe vdiq në vendin e ngjarjes, sipas autoriteteve.

Gruaja e tij Martine u plagos rëndë dhe është dërguar në Florida për mjekim, ku thuhet se është në një gjendje të qëndrueshme.

Ende nuk është e qartë se kush e planifikoi sulmin ose për çfarë motivi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy