SHBA, miliona dollarë ndihma për katër shtete

SHBA, miliona dollarë ndihma për katër shtete

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë prej 630 milionë dollarësh për Jemenin, Somalinë, Sudanin Jugor dhe Nigerinë.

Kjo shpallje u dje derisa presidenti amerikan, Donald Trump, mori pjesë në samitin G20 në Hamburg të Gjeermanisë.

Derisa Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh botëror humanitar, propozimi i zotit Trump për shkurtimin e ndihmës së jashtme për më tepër se 30%, ka shkaktuar shqetësim të gjërë.

Ndihma totale humanitare amerikane për këto katër vende, ku Kombet e Bashkuaa vlerësojnë se më tepër se 30 milionë njerëzve urgjentisht u duhet ushqimi, tash është më tepër se 1.8 miliardë dollarë këtë vit fiskal, ka njoftuar Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Dhjetëra milionë njerëz në Jemen, Somali, Sudanin Jugor dhe Nigeri, ballafaqohen me uri për shkak të konflikteve të atjeshme. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy