Skandali, çfarë pret Federata?

Skandali, çfarë pret Federata?

Federata Shqiptare e Futbollit jep versionin e saj mbi vendimin e arsyetuar të cështjes “Skënderbeu”.  Nga deklarata e FSHF del se ky organ vazhdon të presë zbardhjen e vendimit. “Pas apelimit qe ekipi i Skënderbeut bëri ndaj vendimit të UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), u mor dhe vendimi final i cili dënoi ekipin e Skënderbeut nga pjesëmarrja në kupat e Europës për një vit. Menjëherë pas këtij vendimi FSHF është konsultuar me organet juridike të UEFA-s mbi hapat e mëtejshëm qe duheshin marrë, pasi ishte një situatë e pajetuar më parë qoftë për FSHF, por dhe vetë UEFA-n. Pas këtyre konsultave u arrit në përfundimin qe do të pritej të publikohej vendimi i arsyetuar nga CAS, dhe me pas organet përkatëse të UEFA-s dhe FSHF-së do të rikonsultoheshin për të arritur në një vendim të përbashkët mbi ekipin e Skënderbeut. Deri më sot ky vendim i arsyetuar i CAS, nuk është zbardhur, dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht ne faqen zyrtare te CAS ku publikohen të gjithe vendimet e saj. Faksimilja e botuar sot është përgjigja e UEFA-s për vendimin e Komisioneve të saj. UEFA është një institucion dhe CAS një institucion tjetër, krejtësisht pa asnjë lidhje me njëri- tjetrin”. Kjo është e vërteta sipas FSHF-së., e cila duhet të vendosë për heqjen e titullit kampion dhe dhënien e këtij titulli Partizanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy