Goditja e grupit të Çopjave/ Arrest me burg për Presidentin e Erzenit Julian Balla

Goditja e grupit të Çopjave/ Arrest me burg për Presidentin e Erzenit Julian Balla

Julian Balla, President i klubit të futbollit Erzeni, është mes personave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar masë “arrest me burg”, në kuadër të operacionit për goditjen e grupit kriminal të Çopjave.

SPAK vendosi në sekuestro resortin luksoz “Ajman Park”, ku Julian Balla rezulton të jetë pronar. Resorti përfshin hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, në Xhafzotaj, Durrës.

Po ashtu ai rezulton pronar i vilës 2-katëshe  “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro, të cilat u sekuestruan nga SPAK.

GJKKO, me kërkesë të SPAK, lëshoi në total 16 urdhër-arreste pas operacionit në qytetet Elbasan, Lushnje, Durrës, Tiranë. Masat e sigurisë janë zbatuar për 10 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

Në Shqipëri është vendosur masa “arrest me burg” ndaj shtetasve: Ervis Çela, Ardian Çela, Franc Gergeli Çopja, Julian balla alias Hysni balla dhe ndaj Petrit Plakatos. 

Organizata kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy