
Vendi ynë edhe sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat pritet të jenë deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 27°C. Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 5 km/h duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.



