Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin nuk është një personalitet që nuk njihet.
Përveç rolit të saj si diplomate ajo njihet edhe për thjeshtësinë e saj në rrugët e kryeqytetit.
Si çdo herë ajo është parë, pranë TVSH-së, ku si zakonisht është ndalur tek shitësja e luleve dhe pasi ka biseduar pak sekonda me të, ka blerë një buqetë të vogël me lule natyrale.
Pasi ka paguar, Vlahutin e shoqëruar edhe nga truprojat e saj ka vijuar rrugën në këmbë në drejtim të zyrës së BE, por nuk është ndalur aty.
Nuk dihet nëse do të merrte pjesë në ndonjë event të vecantë, apo i kishtë dhuratë, por ajo që është e sigurtë, mbetet fakti se Vlahutin blen gjithnjë lule tek e njëjta zonjë e cila del gjithnjë në anë të trotuarit.



