
Është tensionuar protesta e opozitës para godinës së bashkisë së Tiranës.
Protestuesit kanë hedhur molotov para godinës së bashkisë duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj në lidhje me aferën "5D".
Protestuesit kanë shtyrë efektivët, duke tentuar të çajnë kordonin policor.
Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që në protestë kanë ndërhyrë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Në fjalën e mbajtur para protestuesve Klevis Balliu iu drejtua policëve me fjalët:
Ju që keni dalë këtu në mbrojtje të një organizate kriminale, duhet ta dini që hajdutët që janë aty brenda ju vjedhin edhe juve çdo ditë, vjedhin taksat tuaja çdo ditë. I bëj thirrje policisë të futet në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe të nxjerrë jashtë që qëndron aty me vota dhe para të vjedhura”.
Ndërkaq, anëtari i Këshillit Bashkiak Tedi Blushi kërkoi që të lejohen këshilltarët që të hyjnë brenda.
Shikoni çfarë ndodh jemi të rrethuar nga policë që janë pa numra, na ndalojnë duke na detyruar që të qëndrojmë jashtë dyerve. Ne do të hyjmë brenda me çdo çmim".



