Aktivistja Rea Nepravishta komentoi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV debatin që ngjalli në Finlandë kryeministrja Sanna Marin, pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej duke dëfryer me miqtë.
Nepravishta tha se kur shfaqen politikanë burra duke kërcyer në festa nuk gjykohen në të njëjtën formë si një grua.
Provokon diskutim sepse ne jetojmë në një kulturë patriarkale. Është grua, është e bukur, është e re edhe duket sikur ndjell zilinë e gjithë fshatit. Ajo që më shqetësoi është që kur kanë dalë imazhe të burrave duke kërcyer nëpër festa, psh Boris Johnson, askush s’tha pse po kërcen kryeministri, por u morën me rregulla e Covid-it. Kur bëhet fjalë për një grua thuhet që s’është serioze, ka dalë jashtë parametrave që shoqëria ka vendosur për një grua. Janë shumë politikanë burra që janë kapur duke kërcyer dhe askush s’ka thënë pse. Imagjinoje të ishte publikuar një foto nudo e një politikaneje grua, siç ndodhi me Ramën para disa vitesh. Ajo do ishte zhdukur nga skena politike, do ishte linçuar. Edhe opinioni finlandez prapë ka pjesën konservatore që u ngrit dhe u indijua nga kjo video. Ka dashur të tregojë që unë zgjedh çfarë të tregojë në trupin tim dhe të luajë me rolin e saj të politikanes, duke ditur syrin sterotipizues të shoqërisë ndaj trupit të gruas. Ajo ka dashur të japë një mesazh. Është në të drejtën e saj ta bëjë këtë gjë”.



