Debati Trump-Zelensky, Berisha: Presidenti ukrainas gaboi, nuk fiton dot me Amerikën

Debati Trump-Zelensky, Berisha: Presidenti ukrainas gaboi, nuk fiton dot me Amerikën

<p>Kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi në studion e emizionit “Zonë e Lirë” debatin mes presidentit amerikan dhe atij ukrainas, në Shtëpinë e Bardhë. Berisha tha se me Amerikën nuk mund të fitohet dhe Zelensky gaboi në takimin e tij me homologun amerikan.</p> <blockquote> <p><em>Rikthimi i Trump përbën ndryshimin më të madh në botë pas rënies së perdes së hekurt. Çdo 25-30 vite, bota gjendet para ndryshimeve që shumë pak kush i parashikon. Trump i deklaroi kombit amerikan dhe botës që armiku numër një i Shteteve të bashkuara është armiku i brendshëm. Ai bëri deklaratën më kurajoze të jetës së tij. Ai u tha që ju duhet të çliroheni nga këta armiq që po vendosin censurë dhe diktaturë, që po e shndërrojnë drejtësinë në armë politike. Ata armiq politizuan në ekstrem edhe institucione që duhej të qëndronin jashtë politizimit. Amerika kishte pësuar një transformim, një penetrim të ekstremit të majtë. </em></p> <p><em>Nuk fiton me Amerikën. Unë ushqej ndjenjat më të thella për luftën e Ukrainës, por roli i Amerikës në Europë në vlerësimin tim është jetik. Nëse Amerika nuk do të qe e pranishme në NATO, se ku do të ishin tanket ruse në Europë nuk e di. Rusia ka ambicie nga Balltiku te Adriatiku. Qenia e SHBA në Europë është për sigurinë e Europës. </em></p> </blockquote>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy