
“Autoritetet tona nuk janë bindëse në luftën që bëjnë ndaj krimit të organizuar”. Kështu tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, gazetari Artan Hoxha teksa fliste për krimin e organizuar.
Siç u shpreh ai krimi sot në Shqipëri është shumë hapa para autoriteteve pasi integrohet dhe ka vazhdimisht zhvillime.
“Sot krimi i organizuar shqiptar është shumë hapa para autoriteteve. Krimi i organizuar është një botë që integrohet dhe vazhdimisht ka zhvillime”, tha Hoxha.



