Reforma e Macronit në shërbimin civil, shkurtohen 120 mijë vende pune

Reforma e Macronit në shërbimin civil, shkurtohen 120 mijë vende pune

Qeveria e Presidentit Emmanuel Macron ka nisur atë që ai e ka quajtur “modernizim i thellë" i shërbimit civil prej 5.5 milionësh të Francës, një reformë në uljen e kostove që parashikon humbjen e 120 000 vendeve të punës gjatë tre viteve të ardhshme.

Pas më shumë se një viti negociata, qeveria franceze miratoi një projektligj mbi shërbimin civil, reforma e fundit e Macron që synon liberalizimin e ekonomisë franceze dhe uljen e shpenzimeve qeveritare.

Olivier Dussopt, ministri i ri përgjegjës për shërbimin civil, tha se qëllimi është që ligji të kalojë në Parlament deri në verë dhe të aplikohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Sindikatat e Francës e kundërshtojnë reformën, të cilën e shohin si reduktim të të drejtës së punës dhe pavarësisë së nëpunësve publikë, duke i parë më shumë si punonjës të sektorit privat. Shtatë nga sindikatat franceze kanë bërë thirrje për grevë 1-ditore më 9 maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy