Kriza klimatike po ndikon fuqishëm në një nga qytetet më të mëdha në botë, i cili rrezikon të mbetet pa ujë së shpejti.
Bëhet fjalë për Mexico City, ku mungesa e ujit po ndikon ndjeshëm jetën e banorëve të saj. Veprimet e thjeshta, të përditshme, si larja dhe gatimi, janë bërë sfidë: ku nëse është një ditë me fat, uji rrjedh për një ose dy orë, por në një rrjedhë të cekët.
Njëzet e dy milionë njerëz janë vënë në provë nga një gjendje emergjente, e shkaktuar nga reshjet e pakta, periudhat e gjata të thatësirës, temperaturat e larta dhe kërkesa në rritje për ujë.
Mexico City është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave të ujit.
Fabiola Sosa-Rodriguez, drejtuese e rritjes ekonomike dhe mjedisit në Universitetin Autonom Metropolitan të Mexico City, thotë se uji i disponueshëm në metropol është pothuajse gjysma e ujit që duhet të kenë qytetarët.
“Jemi rreth mesit të sezonit të thatë me rritje të qëndrueshme të temperaturës që priten deri në prill ose maj,” tha June Garcia-Becerra, asistent profesor i inxhinierisë në Universitetin e Kolumbisë Veriore Britanike.
Situata duket se nuk dëshiron të përmirësohet, së shpejti mund të arrijmë “ditën zero”, domethënë shterimin total të disponueshmërisë së ujit.
Përballë peshës së problemit, qytetarët dolën në rrugë për të protestuar dhe për të shprehur shqetësimet e tyre në Komisionin Kombëtar të Ujit.



