Protesta e opozitës, nis grumbullimi i pjesëmarrësve

Protesta e opozitës, nis grumbullimi i pjesëmarrësve

Protestues dhe anëtarë të Partisë Demokratike nga e gjithë Shqipëria janë nisur drejt Tiranës që herët në mëngjes. Nga Gjirokastra, Berati, Fieri, Kukësi, Korça dhe Elbasani, i janë përgjigjur thirrjes së kreut të Partisë Demorkatike mijëra qytetarë, të cilët janë nisur drejt kryeqytetit me dhjetëra furgona e autobusa. Protesta e opozitës zhvillohet kundër qeverisë, e cila sipas Partisë Demokratike, është pozicionuar kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme. Fillimi i protestës së sotme të opozitës, sipas policisë është programuar të zgjasë deri në orën 16.00, por në kërkesën e saj, Partia Demokratike, nuk e ka vendosur përfundimin e saj. Një ditë më parë Lulzim Basha tha se momentin e përfundimit të saj do e vendosin qytetarët.  Policia njoftoi një ditë më parë se nuk ka informacione për akte dhune gjatë protestës. Sot do të angazhohen rreth 1 mijë efektivë të komisariateve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Si rrjedhoje e masave të marra në kuadër të protestës, do të këtë bllokime të kufizuara në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa akse që lidhen me të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy