
Barack Obama u bëri thirrje amerikanëve për të mbrojtur demokracinë që është vënë në rrezik nga një mentalitet fanatik dhe nacionalist.
"Duhet bërë kujdes me ruajtjen e demokracisë, sepse gjërat precipitojnë shpejt. Siç ndodhi në Gjermani në vitet ’30, ku pavarësisht demokracisë së Republikës së Vajmarit dhe shekuj progres kulturor dhe shkencor, doli një figurë dominuese si Adolf Hitler. Obama, theksoi se 60 milion persona vdiqën. Prandaj duhet të bëjmë kujdes dhe duhet të shkojmë të votojmë. Ai, bëri thirrje të tregohet kujdes edhe në raportin me mediat. Liria e shtypit është jetike për demokracinë, tha Obama.
Këto deklarata ish-presidenti Obama i bëri gjatë një fjalimi në një forum ekonomik në Çikago.
Ndërkohë, mbështetësit e presidentit Trump, kanë filluar një fushatë akuzash drejtuar Obamës në rrjetet sociale, duke e akuzuar si anti-amerikan dhe të neveritshëm në lidhje me akuzat drejtuar Trump.



