Qeveria bën propagandë, ndërsa qytetarët vuajnë për bukën e gojës. Ka qënë kjo deklarata e deputetes së PD-së Jorida Tabaku, referuar deklaratës së bërë një ditë më parë nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Sipas Tabakut shifrat dhe të dhënat, flasin krejt të kundërtën pasi Qendra Kombëtare e Biznesit tregon për rritje të bizneseve të çrregjistruara për këtë 5 mujor.



