Parlamenti i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2020

Parlamenti i Kosovës miraton buxhetin e vitit 2020

Parlamenti i Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2020. Me 63 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë kaluar buxhetin, një hap i domosdoshëm për shkak të vonesës në arritjen e koalicionit qeverisës.

Vlera e buxhetit për vitin 2020 do të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, tha se rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 4.2 për qind, kurse inflacioni 1.3 për qind. Por këto janë parashikime të bëra në kushte normale, para krizës së koronavirusit.

Rritja ekonomike reale pritet të jetë 4.2 për qind, kurse ajo nominale 5 për qind. Inflacion për vitin 2020 do të jetë 1.3 për qind, bazë e llogaritur para koronavirusit”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë këtë buxhet, në kushtet e emergjencës së krijuar nga përhapja e epidemisë.

Nuk do të donim të bëhej gjithçka brenda një dite, meqë nuk ka garancion që mund të mbahen seanca në ditët në vijim, sepse se dimë çfarë do të ndodh me përpahjen e koronavirusit. Në vitin 2013, buxheti është miratuar në ditën e fundit. Duke pasur këtë rrethanë që gjendemi, unë ju ftoj që ta miratojmë këtë buxhet. Janë mbi 300 milionë euro shpenzime. Nuk është buxhet i ri ashtu siç është qeveria e re”, ka thënë Kurti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy