Tragjedi në Kinë, 31 të vdekur nga një shpërthim në një restorant

Tragjedi në Kinë, 31 të vdekur nga një shpërthim në një restorant

Një shpërthim në një restorant në Kinën veriperëndimore ka vrarë të paktën 31 persona dhe ka plagosur shtatë të tjerë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 20:40 me orën lokale mbrëmjen e djeshme në qytetin Yinchuan të Kinës, kryeqyteti i rajonit autonom mysliman të Ningxia Hui, në prag të një feste. Shkak i shpërthimit dyshohet të ketë qenë rrjedhja e gazit, raporton agjencia e lajmeve Xinhua. Një nga të plagosurit është në gjendje kritike, dy kanë pësuar djegie shumë të rënda, siç raportojnë mediat vendase. Lidhur me ngjarjen nëntë persona janë arrestuar, mes tyre dhe i restorantit Fuyang Barbecue. Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për "përpjekje të gjithanshme" në operacionin e shpëtimit dhe një hetim mbi shpërthimin. Shpërthimi ndodhi në prag të festës tre-ditore të "Dragon Boat Festival" në Kinë, një kohë kur shumë familje dhe miq mblidhen për vaktet festive. Disa nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë ishin midis të vdekurve. Numri i të vdekurve pritet të rritet me të paktën shtatë persona të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua. Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje maksimale në trajtimin e të plagosurve dhe rritjen e masave të sigurisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy