Rama pritet me protesta në Durrës, policia në gadishmëri të lartë (VIDEO)

Rama pritet me protesta në Durrës, policia në gadishmëri të lartë (VIDEO)

Partia Socialiste është pritur me protesta nga mbështetës të opozitës në Durrës, ku do të zhvillojë takimin elektoral përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Por ashtu si në qytetet e tjera, kryeministri Rama është pritur me protesta edhe në Durrës. Simpatizantë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike janë mobilizuar tashmë para nisjes së mitingut të PS dhe kanë bllokuar rrugën 'Egnatia'.

Nën thirrjet 'Rama ik' apo dhe 'S'ka zgjedhje pa opozitën' simpatizantët e PD dhe krerët e degës lokale së bashku me ish-deputetët Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu e Agron Duka kanë bllokuar edhe makinën e prefektit të Durrësit Roland Nasto.

Nga ana tjetër, forca të shumta policie janë stacionuar para protestuesve. Shumë prej efektivëve jane veshur me kasketa dhe mburoja plastike si dhe me maska gazi, në rast të përshkallëzimit të situates eventuale.

Në sheshin qëndror të qytetit "Liria", Rama do të prezantojë për kryetare të bashkisë, Valbona Sakon.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy