Referendumi /Shefi i NATO-s Stoltenberg mbërrin në Maqedoni, Shkupin pritet ta vizitojnë Merkel dhe Kurz

Referendumi /Shefi i NATO-s Stoltenberg mbërrin në Maqedoni, Shkupin pritet ta vizitojnë Merkel dhe Kurz

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Shkup, në kuadër të referendumit të caktuar më 30 shtator.

Në aeroportin e Shkupit, shefi i Aleancës së Atlantikut është i pritur nga ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nesër do të ketë takime me kryetarin e Shtetit Gorgje Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa shefi i NATO-s do të ketë takime edhe me ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, dhe me fuksionarë të tjerë të lartë, bën me dije në deklaratë për mediat qeveria maqedonase.

Por nesër në axhendën e tij përveç aktiviteteve dhe takimeve, Stoltenberg do të vizitojë edhe Stajkovcin, ku në vitin 2016 ushtarët dhe mjetet e NATO-s ishin të angazhuar për tejkalimin e dëmeve nga vërshimet. Ai do të vizitojë edhe kazermën ushtarake në “Ilinden”, ku do të shikojë nga afër trajnimet e forcave speciale.

Shkupin këta javë do ta vizitojnë edhe liderë të tjerë të BE dhe shefi NATO-s nuk është i vetmi. Të premten mbërrin kancelari austriak, Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën, kancelarja gjermane Angela Merkel, vizita e së cilës vlerësohet si historike për autoritetet e Maqedonisë.

​“Ardhja e tre liderëve botërorë është mirënjohje për Maqedoninë, sinjal pozitiv. Ata po na e shtrijnë dorën që të ecim përpara”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke komentuar vizitat e përfaqësuesve të lartë evropianë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy