
Ditë më parë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, bëri të ditur vendimin e qeverisë se është marrë vendimi për të tërhequr të gjitha rekurset në gjykatën e lartë kryesisht ato civile dhe administrative dhe që lidhen me administratën publike.
Juristi Përparim Çaça, tha sot në edicionin e “MCn live” se një vendim i tillë, nuk zgjidh asgjë, porse lë vend për abuzime.
Sipas tij, problemi është te gjykata Administrative e cila duhet të jetë përgjegjëse në këtë fazë selektive për dosjet.
Duket si lajm i mirë që po bën qeveria një punë për disa çështje selektive por nuk është se ka ndonjë impakt si vendim, sepse nëse që në gjykim ka marrë një vendim formën e prerë, nëse do të ishin në rekurs për pezullimin e vendimit, do te ishte e prerë. Kjo besoj se le pak vend për abuzime. Ky vendim nuk ka zgjidhur asgjë. Administrata publike duhet të jetë e përgjegjshme në selektim të rasteve.
Problemi është se qeveria duhet të bëj ç’ është e mundur të krijojë akses, të mos jetë kalvar i gjatë për gjykata, por pse nuk merren me shkallën e parë.
P.sh. për rastet e sigurimeve shoqërore, janë më qindra raste, që janë mbi 2 vjet që rijnë aty dosjet dhe nuk kanë filluar procesi, në Durrës kanë mbi 5 vite, p.sh.
Për juristin Çaça, dosjet më të mëdha janë në rastet civile dhe administrative. Ai mori si shëmbull faktin se heqjet nga puna në mënyrë flagrante janë të patolerueshme.
Duhet të ndryshohet mentaliteti i shtetit, gjykatat, janë krijuar për të mbrojtur individin jo shtetin, problemi është se kush është aksesi i qytetarëve në gjykata dhe kjo të jetë më efikase, e ky udhëzim nuk është se ka zgjidhur gjë, në fakt nuk ka zgjidhur asgjë.
P.sh., kemi rastin që jemi ne proces gjyqësor. Një edukatore, është hequr nga puna, se fëmiu i saj ka thënë “Rama ik”, jemi në një proces penal ndaj bashkisë së Tiranës, për të kërkuar se për çfarë hiqen njerëzit nga puna.
Prandaj më këtë duhet të merret qeveria qendrore, administrata, abuzimet janë këdo duhet që sa më shumë të funksionojë administrata të mos akumulohen dosjet nëpër gjykata.



