
Robert Aliaj ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për programin Big Brother, që ka "çmendur" shqiptarët, duke i gozhduar pas ekranit.
Aliaj deklaroi se në asnjë rast nuk është fajtor formati sepse janë bërë qëllimisht për atë që është bërë. Sipas tij, ky format promovon gënjeshtrën.
E duan sepse përfaqëson në mënyrë perfektë psikologjinë e turmës. Personaliteti i femrës sot dhe ato nuk janë më femra, për mua në asnjë rast nuk është fajtor formati sepse janë bërë qëllimisht për atë që është bërë, ne jemi ata dhe misioni i këtyre emisioneve është pikërisht evidentimi i nivelit shoqëror dhe jo loja e evidentimit në shoqëri. Është një format që promovon gënjeshtrën, në të vërtetë Luizi mund të jetë shumë njeri i mirë.



