Video/ Hapet në fillim të korrikut aksi Kardhiq-Delvinë

Video/ Hapet në fillim të korrikut aksi Kardhiq-Delvinë

Punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë janë drejt fundit dhe në fillim të muajit korrik kjo rrugë do të jetë e përfunduar dhe e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga rruga e re kombëtare, e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes drejt brigjeve të Jonit.

Me këto pamje thuajse finale, fare pak ditë para se të hapet për të gjitha automjetet, rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë e deri në Sarandë, ju uroj një të diel të qetë.

Ndërtimi i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë po pritet prej vitesh nga banorët e Gjirokastrës dhe operatorët turistikë pasi do të afrojë dy qytete që kanë një numër të konsiderueshëm vizitorësh, Sarandën dhe Gjirokastrën.

Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës së re Kardhiq-Delvinë me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy