Shkolla e mesme në Florida ku mbetën të vrarë 17 persona nga një ish-student i asaj shkolle, është rihapur përsëri pas dy javë që qendroi e mbyllur.
Nxënësit dhe mësuesit të cilët i mbijetuan sulmit janë përgatitur për një kthim emocional në Shkollën e Lartë Marjory Stoneman Douglas në periferi të parkut të Fort Lauderdale.
Rojet e armatosur i kanë qëndruar pranë studentëve dhe mësuesve për t’i ndihmuar ata që të kthehen në shkollë.
Një linjë e gjatë e makinave rrethuan shkollën dhe dhjetëra kamionë dhe automjete televizive u vendosën aty afër, pasi studentët, prindërit dhe stafi u futën përmes kordonit të sigurisë, kaluan një flamur të "Mirëseardhur Eagles" dhe një vendkalim të veshur me lule, fotografi dhe memorialë të tjerë.
Disa po ktheheshin në shkollë pavarësisht nga plagët e rënda të armëve por edhe ata që nuk u goditën nga plumbat folën për traumën emocionale.
Jashtë shkollës, një ish-student foli me gazetarët rreth vendimit të saj për të mos u kthyer në shkollë.
Samantha Fuentes u qëllua në gju nga të shtënat dhe ende ka plagët të fashuara në këmbët e saj madje edhe në kokë.
Ajo tha se nuk po kthehet sepse nuk e sheh shkollën të kthehet në normalitet këtë vit dhe dëshiron të kalojë kohën e saj duke mbrojtur kontrollin e armëve.
"Unë do të preferoja këtë kohë, në vend që të ulesha dhe të rrija në klasë, do të doja të bëja një ndryshim të luftoja për kauzën time", tha Fuentes për CNN.
Masakra që ndodhi para dy javësh, e dyta më vdekjeprurëse në një shkollë publike në historinë e SHBA, ka ndezur një debat kombëtar për të drejtat e armëve dhe nxiti të rinjtë nga Shkolla e Mesme Marjory Stoneman Douglas dhe nëpër Shtetet e Bashkuara të kërkojnë veprim për kontrolle më të rrepta të armëve të zjarrit.



