Sivjet nuk do të ketë lotari të kuponit tatimor. Ndryshe nga viti i kaluar, kur u organizua lotaria e kuponëve tatimorë të mbledhur nga qytetarët për mallrat dhe shërbimet që kishin marrë kundrejt pagesës, sivjet nuk është parashikuar një event i tillë. Ky konfirmimin vjen nga Irena Beqiraj këshilltare e kryeministrit Rama, e cila në një intervistë për “Orën” tha se lotaria e kuponit tatimor nuk është e përvitshme.
“U bë vjet në fund të vitit. Nuk është lotari që bëhet në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh ajo.
Vitin e kaluar, në kuadër të zbatimit të reformës kundër informalitetit, Ministria e Financave njoftoi organizimin e lotarisë së kuponëve tatimorë. Një fond prej 120 mijë dollar u vu në dispozicion të kësaj lotarie, e cila nxori 511 fitues me çmime të ndryshme. Pas shpalljes së fituesve pati shumë pakënaqësi tea ta që morën pjesë.



