Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është bërë pjesë e debatit për përkthimin e ligjit të vetingut. Në një simpozium kundër korrupsionit, Lu tha se për shkak të frikës nga reforma në drejtësi po sajohen histori dhe po thuhen gënjeshtra për ambasadoren e BE-së, EURALIUS-in dhe Gjykatën Kushtetuese.
Duke u ndalur në rëndësinë e madhe të krimit të strukturave SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, Lu gjeti rastin të komentonte edhe debatin për përkthimin e ligjit të vetingut. “Këto institucione do sigurojnë pavarësi të hetimit për të kapur krerët e krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar, do ta bëjnë këtë me mbështetjen e SHBA-ve.
Kjo do funksionojë nëse populli kërkon rezultate nga kjo, duhet të prisni që shumë prej kontrabandistëve të drogës dhe krerë të krimit të futen në burg, politikanë të lartë të korruptuar nga e djthta edhe majta të përballen me drejtësinë dhe që kontrabandistë droge, krerë të krimit dhe politikanë, gjykatës e politikanë të korruptuar të jenë të shqetësuar.
Sot shohim prova se këta janë të frikësuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj reforme, për shkak të frikës po sajojnë historinë dhe thonë gënjeshtra për ambasdoren e BE, EURALIUS dhe Kushtetuesen. Sikurse e tha vetë kreu i gjykatës Dedja, gjykata ka dërguar përkthim të rishikuar në komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte plotësuar”, tha Lu.



