
Mijëra njerëz në Holandë kundërshtuan ndalimin e grumbullimit dhe protestuan kundër masave të qeverisë holandeze kundër koronavirusit.
Ata u mblodhën në sheshin qendror përpara se të marshonin drejt një parku në Amsterdam.
Një grup i vogël demonstruesish u përleshën me policinë ndërsa këta të fundit po përpiqeshin të shpëndanin turmat e njerëzve nga Sheshi i Muzeut bazuar në një urdhër të kryebashkiakut të Amsterdamit, Femke Halsema. Ndërkohë gazetarët raportuan për të paktën një person të arrestuar.
Qeveria lokale e kishte shpallur të jashtëligjshme protestën, duke thënë se policia kishte indikacione se disa demonstrues mund të planifikonin të merrnin pjesë "të përgatitur për dhunë".



