‘Tërbohet’ ISIS, vret 116 civilë në pak ditë

‘Tërbohet’ ISIS, vret 116 civilë në pak ditë

Aktivistët sirianë thonë se grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS),  ka vrarë 116 vetë, derisa ky grup e kishte kontrollin në qytetin qendror, al-Karjatajan, në pjesën qendrore të Sirisë.

“Shteti Islamik gjatë një periudhe prej 20 ditësh  ka ekzekutuar së paku 116 civilë në vrasje hakmarrëse, meqë i kishte akuzuar ata për bashkëpunim me forcat e regjimit”, tha sot Rami Abdel Rahman, shef i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

Forcat e qeverisë së Sirisë e kanë rimarrë kontrollin në qytetin al-Karjatajan në provincën Homs, para tri ditësh.

“Pasi regjimi e rimori kontrollin, banorët e qytetit i kanë gjetur trupat e pajetë nëpër rrugë”, tha Abdel Rahman dhe ka shtuar se “ata ishin vrarë ose ekzekutuar me thika”.

Gjatë dy viteve të fundit, grupi ekstremist, Shteti Islamik, në vazhdimësi i ka humbur territoret në Siri dhe Irak. Gjatë javës së kaluar, forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara i kanë përzënë militantët e këtij grupi nga qyteti Raka, që ishte baza kryesore e tyre në Siri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy