
Prokuroria e Posaçme ka nisur zyrtarisht hetimet për Teatrin Kombëtar, pas dy kallëzimeve të depozituara më herët nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Por artistët dhe aktivistët e kësaj aleance nuk janë mjaftuar me kaq, pasi këë të enjte kanë depozituan një tjetër kallëzim, me objekt kërkesn për sekuestro preventive të teatrit të shembur, për shkak që sic thonë ata, kryebashkiaku Veliaj po përpiqet të shkatërrojë provat.
Ervin Goci: “Nuk mund të bëhen punime më atje, sepse janë marrë dhe po çohen materialet e Teatrit Kombetar për tu djegur në incenirator, e kuptoni në çfarë situate jemi, apo jo? Prokurorët duhet të veprojnë shpejt sepse situata është jahstzakonisht emergjente".
Përfaqësuesja ligjore e artistëve, Adriana Kalaja i kërkoi SPAK, arrestimin e dy zyrtarëve vendorë, kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe zv.kryetarit, Arbian Mazniku, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe tentativë vrasjeje.
“Marrjen e masës së arrestit me burg ndaj shtetasit Erion Veliaj, me funksion kryetar i Bashkisë Tiranë, i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që kryejnë funksione publike” , arrest me burg ndaj shtetasit Arbian Mazniku, me funksion nënkryetar i Bashkisë Tiranë, i akuzuar për veprat penale “shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që kryejnë funksione publike”, blloko të gjithë dosjen që ka të bëj më shembjen e Teatrit Kombëtar, deri në zgjidhjen e çështjes dhe deri në vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese” .
Ndërsa regjisori, Robert Budina iu drejtua prokurorëve të SPAK, të hetojnë cdo dosje, në mënyrë që të evitojnë përplasjen me qeverinë.
“I nxisim të reagojnë më urgjencë, sepse ishte një tentativë për vrasje, që mos të bëhen barikadë e korrupsionit, kanë detyrën dhe moralin që të hapin procese, të shkojnë tutje dhe ti bëjnë me dije popullit që aty ku zgjodhën janë njerzit e duhur që do ti japin një drejtim demokracisë”.
Juristi Adriatik Lapaj ngre pikëpyetje të mëdha, mbi mënyrën e kalimit të pronësisë së truallit të Teatrit Kombëtar.
“Kartela shoqëruese e pronësisë që kalohet, përcakton se sipërfaqja e truallit është e plotë, ndërkohë që sipërfaqja e ndërtesës që transferohet është vetëm 1126 metër katrorë, ndërkohë që e gjithë sipërfaqja e kompleksit është mbi 3 mijë e 700 metra katrorë. Na rezulton nga aktet, që Bashkisë Tiranë nuk i ka kaluar pronësia, të paktën me këtë VKM, e Teatrit Kombëtar, pra e dy të tretës së pronës. Në këtë kuptim, këtu është marrë një vendim për prishjen e një godine, të cilën ata nuk e kanë pasur në pronësi. Një shkelje tjetër që konstatohet është që pretendohet se akti i ekspertimit i vitit 2018 dhe 2020 është bërë për Teatrit Komëtar, dhe në fakt është bërë për teatrin kombëtar vetëm, ndërkohë që për Teatrin Eksperimental nuk ka pas kurrë një akt ekspertimi, dhe ai është prishur gjithashtu”.
Përpara SPAK regjisori Robert Budina madje denoncoi se po u bëjnë presione me anë të mesazhev, por pa pranuar të fliste me emra.



