Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Bregu zbulon detaje mbi ngjarjen dhe dëshminë e kopshtarit të resortit (VIDEO)

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, Bregu zbulon detaje mbi ngjarjen dhe dëshminë e kopshtarit të resortit (VIDEO)

Kopshtari i resortit ku mendohet se është zhdukur Jani Prenga në janar të vitit 2020 ka rrëfyer detaje në sallën e gjyqit për ngjarjen e ndodhur 5 vjet më parë.

Gazetari Sokol Bregu duke folur në MCN Live bën me dije se është vërtetuar se 4 personat e rrëmbejnë dhe e fusin në furgon mjet trupin e të ndjerit, por s’është vërtetuar ende me prova që porositësi është Dritan Rexhepi.

Drupal Ad

Bregu thotë se deri tani mendohej se ngjarja kishte ndodhur në ambientet e kompleksit, por tashmë është vërtetuar se vrasja, apo humbja e jetës, ka ndodhur rrugës. 

Dëshmia e kopshtarit risillet për një arsye, historia e Jan Prengës do ketë 7 dëshmi, se do ketë 7 procese gjyqësore. Ata që e kryen vrasjen janë të gjithë në kërkim, dhe kushdo të arrestohet do ketë një seancë gjyqësore. Kopshtari ka dhënë po të njëjtën dëshmi. Ai bën një panoramë çfarë ndodhi atë ditë.

Sipas kopshtarit, ata që e rrëmbyen Jan Prengën në Kamzë, e kishin keqtrajtuar në automjet, aty ai humbi jetën. Në momentin që kishin një trup të një personi të vdekur në automjet, shkojnë te një kompleks në Shijak, kërkojnë ujë, lopatë dhe kazmë. Në këtë moment është thirrur Altin Hajri, pronari i kompleksit, por ata i kanë marrë mjetet për të bërë varrimin e personit.

Është vërtetuar që e kanë kryer 4 personat rrëmbimin dhe vrasjen. Cila është lidhja me Dritan Rexhepin, që telefonoi miqtë për këtë rrëmbim. Nëse deri më tani kujtonin se vrasja mund të kishte ndodhur në ambientet e kompleksit, është vërtetuar se ka ndodhur gjatë rrugës për të shkuar atje humbja e jetës. Kjo ngjarje është e mistershme sepse mungon trupi. Ka një dëshmi të vëllait të viktimës që është telefonuar prej tij.

Dritan Rexhepi ka qenë në Ekuador. Porositësit janë gjithmonë të vështirë për t’u vërtetuar. Të gjitha të dhënat thonë që ai është porositësi, por duhet vërtetuar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy