Ndërron jetë protagonisti i “Black Panther”

Ndërron jetë protagonisti i “Black Panther”

Chadwick Boseman, protagonisti i filmit “Black Panther”, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. Aktori i famshëm vuante prej 4 vitesh nga kanceri në zorrën e trashë.

“Me hidhërim të thellë konfirmojmë vdekjen e Chadwick Boseman. Chadwick u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë në vitin 2016 dhe ka luftuar gjatë këtyre 4 viteve me sëmundjen. Një luftëtar i vërtetë, që duroi shumë dhe solli për ju filmat që i doni aq shumë. Filma si “Marshall”, “Da 5 Bloods” and “Ma Rainey’s Black Bottom” janë xhiruar ndërkohë që bënte operacione dhe kimioterapi”, lexohet në komunikatën e familjes së aktorit.

Boseman ishte i martuar, por nuk kishte fëmijë. Ai nuk ka folur kurrë publikisht për sëmundjen e tij.

43-vjeçari u bë i famshëm me rolin e Mbretit T’Challa në filmin “Pantera e Zezë”, në vitin 2018. Këtë rol e interpretoi edhe në 3 filma të tjerë: “Captain America: Civil War”, “Avengers: Infinity War” dhe “Avengers: Endgame”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy