Cakrani: KPP duhet ribërë nga e para, anëtarët të përfshirë në korrupsion. Kishin dijeni për rastin e Gerond Meçes (VIDEO)

Cakrani: KPP duhet ribërë nga e para, anëtarët të përfshirë në korrupsion. Kishin dijeni për rastin e Gerond Meçes (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, thotë se Komisioni i Prokurimit Publik duhet të ishte ribërë nga e para.

 

Duke komentuar për “MCN Live”, prezantimin para Komisionit të Ligjeve të platformave të kandidatëve për anëtarë të KPP, thotë se anëtarët e këtij komisioni janë të përfshirë në korrupsion dhe për rrjedhojë janë të papërshtatshëm.

 

Sipas tij, anëtarët e KPP kishin dijeni për rrëmbimin dhe shantazhin e Gerond Meçes, por pavarësisht kësaj nuk ndërmorrën asnjë veprim.

 

Me këtë korrupsion që janë përfshirë dhe anëtarë të KPP, mendoj se ai komision duhet të ishte ribërë nga e para. Aty ishin dy personazhe që kërkonin votën që ishin pjesë e KPP, në kohën kur është marrë peng Gerond Meçe.

 

Është detyruar që të futet te eAlbania që ta detyronin të tërhiqej nga gara. Di që është bërë një kërkesë në eAlbania që të tërhiqej nga gara. 

 

Ditën tjetër kur është lënë i lirë ka shkuar personalisht në KPP dhe iu ka thënë se dje ka ardhur një kërkesë në eAlbania, por atë kërkesë nuk e kam bërë unë. Dhe ka thënë që unë nuk kam hequr dorë se atë kërkesën e tërheqjes nuk e kam bërë unë. 

 

Anëtarët e komisionit kanë thënë që nuk na intereson, ne i referohemi eAlbania. Ata anëtarë të komisionit e kanë ditur shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe nuk e kanë pranuar kërkesën që ky ka shkuar fizikisht te komisioni. 

 

Ata zotërinjtë e komisionit që në momentin që iu kërkohet të kryhet ky veprim, duhet të kishin njoftuar organin e procedurës, Prokurorinë. Por ata kanë qenë në dijeni të çdo gjëje, dhe të pengmarrjes dhe nuk e kanë marrë parasysh fare. 

 

Është sikur të shkojë dikush në spital, i rrahur, i shantazhuar dhe mjeku të mos deklarojë në polici atë që ka ndodhur. Në Komisionin e Prokurimit Publik kanalizohen të gjithë paratë publike. 

 

Ky komision ka kompromentuar rëndë dhe unë do kisha regjistruar procedim penal për këta zotërinjtë dhe do ju thosha ka ardhur Gerond Meçe dhe ata do të kishin procedim penal sot. Ata kanë injoruar dhe atë që iu kanë thënë.

 

Këta zotërinjtë e kanë ditur shumë mirë, se kanë qenë pjesë e kësaj historie. Ai ka kërkuar të jetë pjesë e garës. Në kushtet kur ka ndodhur kjo ngjarje, këta zotërinjtë duhet të ishin skualifikuar dhe KPP duhet të ishte bërë nga e para. 

 

Ata zotërinj nuk duhet të shkelin as në Kuvend, se cenojnë rëndë sigurinë kombëtare të vendit. Se këta kanë ditur gjithë këtë organizim mafioz dhe ata kanë shkuar para deputetëve, që janë me certifikatë sigurie. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy