Është mbyllur pas afro 20 minutash seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, që u përfshi edhe njëherë nga kaosi.
Disa projektligje kanë kaluar vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa të tjera që kërkonin shumicë të cilësuar nuk kanë marrë "OK"-in.
Disa nga deputetët e grupit të Rithemelimit kanë hedhur tymuese në sallë, duke krijuar një re të madhe tymi që e bëri të pamundur vijimin normal të seancës.
Që në nisje të seancës nga kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla, deputetët e opozitës thirrën në kor: “Turp! Turp”.
Në një moment deputeti Sajmir Korreshi, dhe disa deputet të tjerë, ndezin tymuese në sallë.
Ndërsa foltorja u rrethua nga një grumbull karrigesh, deputetët socialistë qëndruan të ulur si zakonisht në karriget e tyre.



