<p>Presidenti rus, Vladimir Putin, i krahason sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut me bllokadën e Leningradit nga trupat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.</p> <p>Vendosja e sanksioneve për arsye politike është "çnjerëzore", tha presidenti, cituar nga agjencia Ria Novosti, një ditë pas vizitës së tij në Penian.</p> <p><em>“Koreja e Jugut nuk ka asgjë për t'u shqetësuar nga pakti i ndihmës reciproke midis Rusisë dhe Koresë së Veriut, sepse Moska do t'i ofrojë ndihmë ushtarake Penianit vetëm nëse do t'i duhej të mbrohej nga agresioni</em>”, tha Presidenti Putin.</p>



