Sulm me bombë në një bankë në Afganistan, 3 të vdekur dhe 12 të plagosur

Sulm me bombë në një bankë në Afganistan, 3 të vdekur dhe 12 të plagosur

Një sulm me bombë në një bankë private në qytetin Kandahar të Afganistanit, ka vrarë tre persona dhe ka lënë të plagosur 12 të tjerë.

Viktimat ishin njerëz që kishin shkuar të tërhiqnin pagat mujore, kanë thënë autoritetet.

Kandahari është qendër politike dhe shpirtërore për udhëheqësit e Afganistanit pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, qëndron aty dhe vendimet mbi çështje të mëdha zbatohen nga autoritetet në Kabul.

Talebanët morën pushtetin në Afganistan në gusht 2021 gjatë largimit kaotik të trupave amerikane dhe NATO-s pas 20 vjetësh.

Pavarësisht premtimeve për një qëndrim më të moderuar, talebanët gradualisht riimponuan një interpretim të ashpër të ligjit islam, ose Sheriatit, siç bënë gjatë sundimit të tyre të mëparshëm të Afganistanit nga viti 1996 deri në 2001.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy