Entjol Xhelili, oficeri i policisë i akuzuar nga opozita se ka futur pajisjen e përgjimit Imsi Catcher në burgjet shqiptare, ka qenë një nga dëshmitarët kyç të thirrur në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar hetimor për çështjen e përgjimeve.
Ai deklaroi para Komisionit se është trajnuar mbi këtë paisje në 2011, kur Ministër ishte kryetari i Komisionit Flamur Noka.
Por pas përgjigjeve në komision Xhelili ka vendosur himnin shqiptar në telefon dhe ka nisur të këndojë me dorën në zemër. Ky veprim i tij nuk i ka pëlqyer deputetit Flamur Noka i cili ka thënë se ky është një show,, duke dashur të mbyllë seancën.
Por deputeti Çuko është çuar në këmbë dhe ka kënduar me të.
Debatet në Komision
Flamur Noka: Keni marrë pjesë në trajnime?
Entjol Xhelili: Nuk e mbaj mend mirë. Firma ka sjellë IMSI Catcher gjatë kohës që keni qenë ju Ministër.Kam marrë pjese ne trajnim. Përgjime të paligjshme nuk ka pasur, për 15 vjet që unë jam oficer policie nga ana ime nuk është shkelur asnjëherë ligji.E vërteta është vetëm kohë.
Flamur Noka: Na thoni datën, kohën, çfarë paisje dhe kush i ka bërë trajnimet?
Entjol Xhelili: Nuk më kujtohen. Në 2011 mos gaboj.
Flamur Noka: Dëshmitari Gëzim Gjoni, sot me detyrë shef i policisë në burgun e Fushë Krujës, dikur me detyrën e oficerit të infiormacionit në burgun 300 dëshmoi se ju keni hyrë në ambientet e jashtme të burgut 302. Mund të na thoni, e mbani kur dhe pse keni hyrë?
Entjol Xhelili: Çështja është në hetim. Nuk e mbaj mend ku por asnjëherë në mënyrë të kundraligjshme.
Flamur Noka: Keni hyrë apo jo?
Entjol Xhelili: Nuk më kujtohet. Ne hyjmë gjithandej sa herë na jep autorizim prokuroria, gjykata dhe nuk mund ti mbaj mend.
Flamur Noka: Të pyeta konkretisht?
Entjol Xhelili: Nuk e mbaj mend.
Flamur Noka: A jeni i trajnuar dhe a keni dëshminë e një specialisti për matjen e cilësisë së ajrit dhe lagështisë së ajrit.
Entjol Xhelili: Jo.
Flamur Noka: A keni përdorur ndonjëherë paisje për matjen e cilësisë së ajrit dhe lagështisë së ajrit?
Entjol Xhelili: Jam oficer policie, nuk merrem me matjen e ajrit.
Flamur Noka: Keni përdorur ndonjëherë një mjet me targa AA 380 BD, mjet BMW ngjyrë e zezë?
Entjol Xhelili: Çështja është në hetim.
Flamur Noka: Po ju pyes për mjetin jo hetimet. A keni shkuar në ambjentet e ndonjë burgu të këtij vendi me këtë mjet, targë, me motivacionin për monitorim të matjes së cilësisë së ajrit.
Entjol Xhelili: Çështja është në hetim.
Flamur Noka: Dëshmitari Gëzim Gjoni pranoi se ju me datën 12.06.2015 në orën 13:46 e ka shënuar në librin e takimeve se ke hyrë në burgun 302 dhe jeni takuar.
Entjol Xhelili: Zotëria që ka deklaruar këtë është i përgjegjshëm, në moshë madhore. Unë e kam dëshminë në Prokurori.Nuk më kujtohet ta kem takuar, nuk e njoh.
Flamur Noka: Po me zotin Artur Zoto, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve njiheni?
Entjol Xhelili: Njihem, e kam pas shef komisariati.
Flamur Noka: Gjatë kohës që ka qenë drejtues i burgjeve po flas, keni pas kontakte pune.
Entjol Xhelili: Nuk më kujtohet.



