Drecun provokon: Kosova nuk është shtet, udhëtojmë atje pa pasaporta

Drecun provokon: Kosova nuk është shtet, udhëtojmë atje pa pasaporta

Kryetari i ashtuquajturës Komision Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar sot se qytetarët serb në Kosovë mund të shkojnë atje vetëm me letërnjoftime.

Drecun, ka porositur qytetarët serbë se nëse shkojnë në Kosovës nuk u duhen fare pasaportat për të hyrë në territorin e Kosovës.

“Për ne nuk është shtet që duhet të shkohet me pasaportë, mjafton letërnjoftimi. Prishtina me këtë vetëm dëshiron që të shkaktojë incident”, ka thënë Drecun.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve nëpër media se Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për të mos i njohur pasaportat serbe kur qytetarët e Serbisë hyn në Kosovës. 

Ai theksoi se askush me mendjen e tyre nuk duhet të lejohet të shkojnë në Kosovë me pasaportën e tyre, sepse Kosova është një pjesë integrale e Serbisë, raporton Blici serb. (Përgatiti Zana Beja)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy