Conte: Sfida me Juventusin do të tregojë nëse diferencat janë zeruar

Conte: Sfida me Juventusin do të tregojë nëse diferencat janë zeruar

Në prag të ndeshjes së ditës së dielë kundër Juventusit, që është edhe supersfida e javës së 18 të Seria A, trajneri i Interit Antonio Conte vlerëson shumë kundërshtarin. Ai thotë se kjo sfidë do të tregojë nëse diferenca mes skuadrave është shuar, ndërsa shton se Juventusi çdo sezon përforcohet akoma më shumë. Conte kujdeset të tregojë se ‘zonja e vjetër’ ka blerë futbollistë si Chiesa, Morata dhe Kulusevski.

Çfarë pret në atë që është një nga ndeshjet më mahnitesë në historinë e futbollit. Çfarë ndeshje duhet të presim?

“Një ndeshje ndërmjet dy skuadrave që kanë ambicje për të luftuar dhe për të fituar e për të arritur diçka të rëndësishme.”

Çfarë vlere i jep kësaj ndeshje? Sa e rëndësishme është të bësh mirë nesër?

“Vlen sa çdo ndeshje. Ka pikë në mes dhe pikët janë gjithmonë të njëjta për çdo ndeshje.

Është e paevitueshme që Juventusi parashtron një parameter referimi sepse në këto vite ka dominuar në mënyrë absolute në Itali dhe është një skuadër ku ti mund të kuptosh se çfarë progresi ke bërë.”

Kështu, Juventusi është skuadra e madhe favorite për kampionatin?

“Nuk dua të përcaktoj favorite. Duhet të kemi respekt të madh për një skuadër që ka dominuar për nëntë vite me radhë dhe dëshiron të arrijë te trofeu i dhjetë. Rrespekti është minimumi që mund të kemi, sepse në vitet e kaluara nuk ka pasur histori dhe ja ku jemi edhe ne tani këtu në luftë.

Ne vetë kemi arritur të afrohemi me ta, shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë, duke qenë se vitet e kaluara kampionati përfundonte me 20-25 pikë diferencë e nuk ishte diçka e bukur.”

Vitin e kaluar fole për Juventusin si një gratacele, por tani Interi ka bërë më shumë pikë. Mendon se diferenca është shuar?

“Mendoj se asnjë ksuadër nuk mund të thotë se e ka fshirë diferencën në Itali. Ata për nëntë vite me radhë kanë dominuar dhe kanë operuar në një mënyrë të rëndësishme, duke arritur të ndryshojnë gjithmonë dhe të përmirësohen. Edhe këtë vit kanë një skuader të fortë dhe kanë shtuar lojtarë si Chiesa, Morata, Kulusevski, McKennie.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy