Axhami: Kemi rezerva hidrike vetëm për dy muaj! Energjinë e shesim lirë dhe e blejmë shumë shtrenjtë

Axhami: Kemi rezerva hidrike vetëm për dy muaj! Energjinë e shesim lirë dhe e blejmë shumë shtrenjtë

Eksperti i ekonomisë Mirdaim Axhami komenton shifrat rekord për blerjen e energjisë me 250 -350 euro për megavat/orë, shifër që cilësohet si niveli më i lartë historik.

Axhami thotë se fatura për blerjen e energjisë për muajin qershorin ishte 21 milionë euro.

Duke folur në emisionin MCN Economy, Axhami deklaroi se çmimi i blerjes ka qenë 335 euro për megavat, krahasuar me një mesatare të javëve të kaluara prej 225 euro.

Ne vazhdojmë të blejmë me çmim të lartë ndërkohë që çmimi në bursë për megavat/orë, ka ardhur duke u ulur nga 22 qershori deri në 24 qershor. Ajo çfarë shihet është se kjo rritje e çmimit të energjisë vjen si pasojë e kërkesës së rritur për energji, por edhe prodhimit të ulët të energjisë.

Me rezervat hidrike që kemi i bie që do kemi rezerva për dy muajt në vazhdim, për korrikun dhe gushtin. Se aktualisht po përdoret për prodhim energjie Komani dhe Vau i Dejës, ndërsa Fierza po përdoret për të ruajtur nivelin e kaskadës.

Po të marrim vitin 2021 është e evidentuar në raportin e ERE ka pasur keqmenaxhim të kaskadës së Drinit, ka prodhuar 8.9 terravat orë energjie dhe ka konsumuar 8.4 terravat bashkë me humbjet.

Kjo do të thotë se mund ti përmbushim kërkesat për konsum me prodhimin vendas, por prej keqmenaxhimit të kasakdës së Drinit, kemi eksportuar shumë lirë dhe kemi importuar shumë shtrenjtë.

Janë bërë blerje edhe në mars me çmime shumë të larta. Ndonëse deri në 90% parashikohet me saktësi niveli i blerjes. Kompanitë blejnë dhe shesin tek KESH në varësi të kërkesë-ofertës.

Këto kompani e realizojnë shumë mirë këtë proces, ndërkohë që shteti nuk arrin ta menaxhojë atë.

Axhami deklaroi se kur flitet për përcaktimin e çmimit të energjisë është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ai që bën propozim te Enti Rregullator i Energjisë dhe ky i fundit në bazë të situatës financiare merr vendimin për të përcaktuar çmimin.

Sipas tij, ka disa raste që nuk kanë pranuar të vendosin çmimin e propozuar nga OSHEE.

Problematika ka ardhur që me mos njohjen e shpenzimeve apo kursin e këmbimit, apo norma e kthimit të investimit llogaritet me 17% si kompani me rrisk të lartë ndërkohë që s’ka pse të jetë kështu se është kompani publike.

Lidhur me fashat një i pasur mund të konsumojë më pak energji se një familje me 5 anëtarë. Mund të ndodhë që një i ri që ka të ardhura nga emigracioni, apo edhe kriminaliteti mund të dalë me të ardhura më të pakta se një familje me të ardhura të ulëta.

Reforma e ndërmarrë vite më parë është bërë që këto kompani ta menaxhojnë situatën financiare vetë pas pasur nevojë për të pasur mbështetje nga qeveria, gjë që nuk ka ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy