Duket se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i ka marrë parasysh deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman, pasi nga çadra e lirisë është shprehur se nuk ka kthim pas.
Me një tonë të ashpër dhe të të vendosur në rrugën drejtë protestës të opozitës, Basha theksoi se nuk do ta shklel me këmbë vullnetin dhe sakrificën tuaj
“Nuk ka forcë mbi “dhe” dhe forcë mbi tokë që ta bëjë Lulzim Bashën që të shkelë me këmbë vullnetin tuaj dhe sakrificën tuaj. Kjo iu ndero si qytetarë si prindër, si të rinj dhe të reja dhe na nderon të gjithëve si demokratë për ti qenë në krye Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk do humbasin durimin me miqtë tanë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne do ja dalin për tek ëndrra jonë për Republikë të re. Ne jemi të vendosur që së bashkull me ju orë për orë dhe ditë për ditë do të shpalosim para miqve tanë të vërteta. Pa i njohur këto të vërteta askush nuk e ndihmon Shqipërinë., Nuk ka rrugë tjetër deri në krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira Ka vetëm një rrugë. Shushunjat e republikë së vjetër u them që të mos hanë mjaltë kaq shpejt. Ne nuk kthehemi pas me partinë e krimit dhe të korrupsionit” tha Basha.
Këto deklarata vijnë pas një reagimi të ashpër të ndërkombëtarëve kundrejtë protestës, duke theksuar se opozita duhet të kthehet në Kuvend për të votuar vetingun dhe duhet ti japi fund bojkotit të kuvendit po të fillojë sa më shpejtë dialogun me mazhrancën.



