Pasi i ka dhënë lamtumirën Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama po shijon pushimet.
I çliruar nga përgjegjësitë e njeriut më të pushtetshëm të botës, ish-presidenti është fotografuar teksa bënte sërf në dallgët e detit.
Presidenti i 44-t i SHBA-ve dhe gruaja e tij, Michelle Obama, kanë pushuar në British Virgin Islands, ku kanë qenë të ftuarit e miliarderit Richard Branson.
