Covid-i në zyrat e BE-së, izolohet Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore

Covid-i në zyrat e BE-së, izolohet Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore

Komisionerja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, tha sot se do të vetizolohet pasi ka pasur kontakte me dikë që doli pozitiv për COVID-19.

"Unë u informova se një kontakt i ngushtë ka rezultuar pozitiv për COVID-19", shkroi ajo në Tuiter. "Unë nuk kam asnjë simptomë dhe ndihem mirë".

Të mërkurën, Valdis Dombrovskis, nënkryetari ekzekutiv i Komisionit Evropian dhe komisioneri i përkohshëm i tregtisë, u vetëizolua pasi ra në kontakt me dikë që doli pozitiv për koronavirus. Kjo ndodhi një ditë pasi Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shtyu një takim të liderëve të BE-së në mënyrë që ai vetë të karantnohej pasi një oficer i sigurisë që kishte qenë në kontakt të ngushtë me të doli pozitiv për virusin.

Kyriakides paralajmëroi të enjten se vendet dhe qytetarët duhet të marrin masa para rrezikut të valës së dytë të pandemisë - ose BE do të duhet të përdorë përsëri izolime të rrepta.

"Ne duhet të parandalojmë një situatë kur qeveritë mendojnë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të imponojnë bllokime të përgjithësuara", tha ajo. "Kjo do të jetë e dëmshme për shëndetin tonë mendor, e dëmshme për ekonomitë tona, e dëmshme për mirëqenien dhe arsimimin e fëmijëve tanë, e dëmshme për punën dhe jetën tonë të përditshme."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy