Horoskopi ditor, e premte 22 korrik 2022

Horoskopi ditor, e premte 22 korrik 2022

Dashi

Kjo e premte 22 është një ditë pozitive, njerëzit përreth jush do ta vlerësojnë mënyrën tuaj të të bërit të gjërave dhe nuk do i rezistojnë dot sharmit tuaj.

Demi

Lodhja po ndjehet, së fundmi puna të thith dhe të duket sikur nuk mund të ndalosh dot kurrë së bëri gjërat e punës. Mos e teproni, ndonjëherë është mirë të delegoni.

Binjakët

I bukur ky qiell për ndjenjat, një vorbull emocionesh ju mbështjell duke ju lejuar të zgjeroni rrethin tuaj të njohjeve.

Gaforrja

Këtë të premte mund të ketë tensione të vogla në punë, ndaj ju këshilloj të mos ushqeni polemika të kota, por të mendoheni dy herë përpara se të ekspozoheni.

Luani

Vendosmëria juaj ju vë në një pozicion të favorshëm në punë, edhe nëse ndonjëherë mund t’u jepni përshtypjen se po u jepni material të tjerëve.

Virgjëresha

Nëse jeni beqarë do të bëni mirë të shikoni përreth, është i bukur ky qiell për aspektin e ndjenjave. Mund të zbuloni një dashuri të fshehur pas një miqësie të thjeshtë.

Peshorja

Ju rekomandoj të bëni kujdes, ndonjëherë zgjoheni me pak mendime dhe ç’është më e keqja, vazhdoni të bluani duke ushqyer dyshimet.

Akrepi

Në punë, dita në përgjithësi është pozitive, mos u bëni të padurueshëm nëse gjithçka nuk shkon ashtu siç keni planifikuar, ndonjëherë edhe ndryshimet e drejtimit janë të nevojshme.

Shigjetari

Yjësi e çmuar për çiftet që mund të vendosin gjithashtu të hedhin hapa të rëndësishëm drejt së ardhmes, si legalizimi i bashkimit dhe pse jo, një fëmijë.

Bricjapi

Ju jeni kapluar nga një gjendje shpirtërore e qetë, paqja po pushton shpirtin tuaj dhe të tjerët do të mahniten nga mënyra juaj e qetë e të bërit të gjërave.

Ujori

Kreativiteti është në majat më të larta dhe ju lejon të lëvroni ide të reja, por të çmuara. Duhet t’i vlerësoni ato dhe së shpejti do t’i shihni rezultatet.

Peshqit

Qielli është vërtet interesant për dashurinë, nëse jeni beqar, vallë nuk e keni vënë re që dikush po ju shikon me sy të ndryshëm? Ndaj mos e nënvlerësoni një miqësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy