Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar disa pasuri të paluajtshme, përfshirë apartamente, dyqan dhe sipërfaqe toke arë, që u përkasin 2 personave nga Korça dhe Berati. Organi i akuzës thotë se këto pasuri dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasve Eugen Gengo dhe Selim Duzha.



