Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se zgjedhjet lokale të planifikuara për 31 mars do të jenë vota e tij e fundit, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Erdogan, politikani më i suksesshëm i Turqisë moderne, ka udhëhequr vendin për më shumë se dy dekada.
Fitues i një sërë zgjedhjesh që nga viti 2002, Erdogan u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar gjatë zgjedhjeve të kontestuara ashpër në maj 2023.
Këto janë zgjedhjet e fundit për mua, sipas mandatit të dhënë nga ligji. Rezultati që do të dalë do të jetë transferimi i një trashëgimie te vëllezërit e motrat e mi që do të vijnë pas meje.



