
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është vënë nën masa të rrepta të sigurisë gjatë kësaj fundjave për shkak se protestuesit e njohur si “jelekverdhët” po përpiqen ta ringjallin lëvizjen e tyre kundër, siç thonë ata, padrejtësisë ekonomike dhe qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.
Disa qindra protestues “jelekverdhë” marshuan rrugëve të Parisit të shtunën në mëngjes, raporton “The Guardian”.
Disa thirrje për protesta janë lëshuar nga përkrahësit e “jelekverdhëve”, aktivistëve mjedisorë dhe sindikatat e punëtorëve, të cilat e mbështesin të djathtën ekstreme. Në të njëjtën kohë në Francë po shënohet edhe fundjava vjetore e trashëgimisë, gjatë së cilës hapen shumë zona të trashëgimisë kulturore.
Autoritetet i kanë angazhuar më shumë se shtatë mijë policë dhe e kanë ndaluar mbajtjen e protestave në zonën qendrore, përfshirë hapësirat pranë pallatit presidencial, qeverisë, kuvendit, Kullës Eiffel dhe katedrales “Notre Dame”.
Protestat e “jelekverdhëve”, të cilat kishin filluar para dhjetë muajve, u shuan gjatë kësaj vere pas zvogëlimit të vazhdueshëm të numrit të pjesëmarrësve në to.



