Serbia nuk tërhiqet nga lobimi kundër Kosovës, Daçiç: Një tjetër shtet tërheq njohjen e pavarësisë

Serbia nuk tërhiqet nga lobimi kundër Kosovës, Daçiç: Një tjetër shtet tërheq njohjen e pavarësisë

Pavarësisht se kryeministri Albin Kurti ka vënë si kusht për heqjen e plotë të taksës 100%, anulimin e fushatës që Serbia po bën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vende të tjera, Beogradi nuk tërhiqet. Agjencia e lajmeve Tanjug bën të ditur se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Tanjug i referohet vetë kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Sierra Leone. Daçiç e konsideron këtë një fitore, duke u nisur nga fakti se Sierra Leone është ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që në vitin 2008.

Republika e Sierra Leones është një vend në bregdetin jug-perëndimor të Afrikës Perëndimore. 

Ndërsa lobimi i Serbisë për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës vijon, presidenti Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi të tjera tërheqje të tilla. Nga SHBA, ku ndodhet për një vizitë gjatë të cilës u takua edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Vuçiç tha se Beogradi do të kërkojë tërheqje të tjera nga njohja e pavarësisë së Kosovës.

   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy