Halili: Tiranën e shpëtova nga falimentimi, për Seferin kemi vendosur çmimin 1.5 mln euro

Halili: Tiranën e shpëtova nga falimentimi, për Seferin kemi vendosur çmimin 1.5 mln euro

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, në emisionin “Skaner” në MCN TV, nuk i kurseu fjalët e mira për sulmuesin Taulant Seferi. Madje numri 1 i klubit kryeqytetas, u shpreh se për lojtarin është vendosur një çmim 1.5 milionë euro dhe skuadrat që e duan, duhet të paguajnë këtë shifër.

Në 10 vitet e fundit, Seferi ka qenë një nga sulmuesit më të mirë. E ka merituar atë sakrificë që kemi bërë për të. Në Zvicër thonin që është shumë i dobët, ndërsa tashmë flasin të gjithë mirë për të. Menaxhërët shqiptarë, më shumë ngatërrojnë skuadrat. Kemi lidhje me menaxherë shumë të mirë, që e njohin kampionatin shqiptar. Na kanë thënë që futbolli shqiptar ndiqet shumë. Të gjitha skuadrat vuajnë për sulmues. Ne kemi vendosur që çmimi për Seferin të jetë 1 milion e gjysmë euro. Nëse vjen një ofertë e tillë, do e lëmë të largohet.

I pyetur nëse ndonjë president i ka kërkuar tolerime në këtë fund të kampionatit, Halili deklaroi se askush nuk i është afruar për këtë pjesë. Madej ai shtoi se kur Tirana ra kategoria, nuk kërkoi asnjë tolerim nga të tjerët.

Nuk kam bërë biseda me presidentët e klubeve të tjera, për tolerime. Ndoshta nuk më thonë, se ma njohin natyrën. Këtyre futbollistëve nuk ke si t’iu thuash për tolerime ndeshjesh.

Ne kur kemi pësuar disfatën e madhe, ku unë jam fajtor që shkuam në greminë, nuk i thamë njeri “non-grata”. Nuk i kërkuam askujt ndihmë për tolerime dhe nuk mund të luajmë me emrin e klubit tonë.

Halili theksoi se e shpëtoi Tiranën nga falimentimi për shkak të borxheve, ndërsa shtoi se ka një marrëdhënie të mirë me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për të mirën e klubit.

Gjej rastin t’i falënderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë pjesë e Tiarnës. Unë kam marrë një far eksperience. Me skuadrën kam fituar 16 trofe. Kam arritur të shpëtoj klubin nga një falimentim. Në momentin kur e privatizuam, borxhi nga 1.3 mln shkoi në 3.2 milionë. Jemi afër fundit. Edhe kur kam qenë donator, e kam marrë atë fushë dhe e kemi shfrtytëzuar çdo cm toke. Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, na ka uruar për titullin.

Me Veliajn kam një marrëdhënie shumë të mirë. E kam mbështetur edhe në fushatë. Unë shikoj klubin, nuk shikoj çfarë ndodh jashtë. Shikoj të mirën e klubit.

Kam dëgjuar nga një tifoz i Partizanit, por pjesë e politikës, që thotë se Tirana jep premio, ndërkohë që ka borxhe. Dua t'i bëj të ditur se Tirana i ka shlyer borxhet me bankë dhe mund t’iu bëj një dosje që këto t’i shikoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy